Shko te informacioni mbi produktin
1 4

Skintegra Atomic Lares Vajor 200ml

Çmimi fillestar
2,780 Lekë
Çmimi fillestar
Çmimi i ulur
2,780 Lekë

Larës me bazë vajore për tu përdorur si hap i pare i pastrimit.

Heqja e make-up-it, kremit mbrojtes nga dielli dhe papastërtive mjedisore të grumbulluara në lëkurë gjatë ditës është një nga aspektet më të rëndësishme të kujdesit të duhur të lëkurës. Megjithatë, për të ruajtur një nivel optimal i hidratimit dhe elasticitetit të lëkurës, pastrimi i fytyrës nuk duhet të jetë kurrë shumë i ashpër.

I krijuar si një produkt i përsosur si hapi i pare I pastrimit, për nevojat e lëkurës edhe më të ndjeshme me barrieren mbrojtese te demtuar (përfshirë lëkurën me dermatoporozë), Atomic është një mikro-emulsion i optimizuar me pH (pH 5,5) dhe jashtëzakonisht i butë, i krijuar për pastrimin e përditshëm, të thellë të papastërtive dhe grimit. Ky eshte nje product kyc I rutines tuaj, I cili shpërben shpejt shtresat e papastërtive të jashtme përfshirë ato të papërshkueshme nga uji (waterproof) pa e thare dhe pa e irrituar lekuren.

I formuluar si një “vaj pa vaj” i cili në kontakt me ujin kthehet në një locion të butë përpara se të shpelahet plotësisht, Skintegra Atomic heq grimin dhe papastërtitë menjëherë dhe në mënyrë perfekte dhe është i përshtatshëm edhe për pastrim të butë të zonës së ndjeshme të syve. Shumica e pastruesve klasikë të vajit përbëhen nga vajra bazë të cilët shpejt dhe lehtësisht prishen, duke ndryshuar strukturën e tyre kimike dhe duke u bërë shumë irrituese dhe komedogjene për lëkurën. Për dallim prej tyre, Atomic është unik për faktin se bazohet në trigliceride kaprilike jashtëzakonisht të qëndrueshme me një profil kimik shumë të sigurt dhe jo irritues.

Përveç kësaj, Atomic është pasuruar edhe me komponentë miqësorë ndaj lëkurës – prekursorë ceramide (fosfolipide dhe sfingolipide), të cilët rregullojnë prodhimin e ceramideve në lëkurë. Ceramidet janë lipide të prodhuara natyrshëm nga lëkura, prodhimi i të cilave zvogëlohet me kalimin e viteve, duke rezultuar në uljen e elasticitetit, hidratimit dhe elasticitetit të lëkurës. Atomic gjithashtu përmban bisabolol, squalane dhe ekstrakte antioksiduese të magnolisë, rozmarinës dhe trëndafilit, të cilat duke punuar në sinergji, qetësojnë inflamacionin. Kjo e bën Atomic hapin e parë ideal në rutinën e kujdesit të lëkurës gjatë natës.

Përveç pastrimit, Atomic mund të përdoret edhe për masazh të butë të fytyrës, të cilin Skintegra e rekomandon si një hap parandalues ​​kundër humbjes së qëndrueshmërisë së lëkurës. Jo vetëm për lëkurën e thatë dhe më të pjekur, por një masazh i tillë është gjithashtu i dobishëm edhe për lëkurat e yndyrshme pasi Atomic ndihmon në zbutjen dhe çlirimin e fijeve dhjamore nga poret e bllokuara.

Skintegra Atomic është formuluar pa shtimin e surfaktanteve agresive (SLS dhe SLES), parabeneve, alkoolit të denatyruar ose etanolit, aromave artificiale, ngjyrave dhe irrituesve të tjerë. Është i paketuar në një shishe 200 ml me një shpërndarës shumë preciz që mundëson përdorim higjienik dhe praktik.

1. Përdorimi

Pomponi 1-2 pika të produktit në lëkurë të thatë dhe masazhoni me lëvizje rrethore për 20 sekonda (ose më shumë nëse është e nevojshme), derisa të treten të gjitha papastërtitë dhe make-up. Më pas lagni duart me ujë dhe vazhdoni masazhin për 10 sekonda, pra derisa produkti të shndërrohet plotësisht në një locion qumështor. Shpëlajeni me ujë të bollshëm.

2. Përbërësit

Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Propylene Glycol, Aqua (water), Bisabolol (soothes skin), Phospholipids (phospholipids), Sphingolipids (sphingolipids) (restore natural protective barrier), Punica Granatum Seed Extract (pomegranate seed extract/antioxidant), Rosmarinus Officinalis Leaf Extract (rosemary leaf extract / antiseptic / healing), Squalane (skin identical ingredient), Magnolia Officinalis Bark Extract (magnolia officinalis bark extract / antioxidant / brightener), Phenoxyethanol (preservative), Potassium Sorbate.

    Skintegra Atomic Lares Vajor 200ml
    Skintegra Atomic Lares Vajor 200ml
    Skintegra Atomic Lares Vajor 200ml
    No reviews

    Na ndiq në Instagram

    #instagram

    Vegan
    Cuertly Free
    Contact +355675257599
    Fast Delivery