Shko te informacioni mbi produktin
1 3

Geek & Gorgeous A-Game 5 Retinal 30 ml

Çmimi fillestar
2,000 Lekë
Çmimi fillestar
Çmimi i ulur
2,000 Lekë

Emulsion i lehtë me përmbajtje të mesme në të lartë të retinal i cili ndihmon për të luftuar të gjitha shenjat e moshës duke qënë njëkohësisht shumë delikat me lëkurën.

Retinal është “vëllai i madh” i përbërësit më të fuqishëm antirrudhë, retinol. Ndërkohë që retinol kërkon 2 procese konvertimi për të arritur formën aktive, acid retinoik (aka tretinoin), retinal kërkon vetëm 1 proces konvertimi në acid retinoik që është forma aktive që njohin qelizat e lëkurës. është provuar klinikisht që retinal është 11 herë më i shpejtë se retinol për arritjen e rezultateve.

Pasi konvertohet në acid retinoik, ai ndihmon qelizat të prodhojnë më shumë kolagjen dhe elemente të tjerë të strukturës duke e bërë lëkurën të duket më e re dhe e tendosur.  Gjithashtu ai përshpejton procesin e rigjenerimit qelizor të shtresës së sipërme të lëkurës duke e bërë atë më të lëmuar.

A-Game është një produkt i domosdoshëm antirrudhë, por ai ndihmon gjithashtu me problematika të tjera të lekurës sic janë: hiperpigmentimi dhe lëkura e yndyrshme/akneike.

Për të shpjeguar fortësinë e tij, ne e krahasojmë 0.05% retinal si nje produkt me retinol me përqëndrim të mesëm-të lartë (0.2 – 0.5% retinol), por me shumë më pak irritime dhe rezultate shumë më të shpejta.

Rekomandohet për personat që fillojnë të përdorin për herë të parë retinal në rutinën e tyre Përsa i përket teksturës, në lëkurat mikse/ yndyrshme është shumë i përshtatshëm.


 

1. Përdorimi

Aplikoni një sasi sa një kokërr bizele në lëkurë në darkë. Në rutinën tuaj, fillimisht përdorni produktet gel, serum apo likuide të tjera përpara retinAL dhe pas tij vazhdoni me hidratues. Në mëngjes vendosni me patjetër SPF. Nëse jeni duke e përdorur A-Game për herë të parë, për 2 javët e para aplikojeni 2-3 herë në javë dhe nëse tolerohet mirë nga lëkura, vazhdoni një natë po e një natë jo për 2 javë të tjera. Nëse cdo gje shkon mirë, përdoreni cdo natë retinal-in.

2. Përbërësit

Aqua (Water), Caprylic/Capric Triglyceride, Oleyl Erucate, Glycerin, Triheptanoin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Cyclodextrin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Biosaccharide Gum-1, Allantoin, Retinal, Rubus Chamaemorus (Cloudberry) Seed Oil, Panthenol, Citric Acid, Tocopheryl Acetate, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol

    Geek & Gorgeous A-Game 5 Retinal 30 ml
    Geek & Gorgeous A-Game 5 Retinal 30 ml

    Na ndiq në Instagram

    #instagram

    Vegan
    Cuertly Free
    Contact +355675257599
    Fast Delivery