Shko te informacioni mbi produktin
1 4

Fler That Pink Set

Çmimi fillestar
6,290 Lekë
Çmimi fillestar
Çmimi i ulur
6,290 Lekë
Taksat e përfshira

Brisku Fler në edicion të limituar, në ngjyrën rozë Barbie. I pajisur me dy koka me 5 tehe të rrethuara nga një unazë lubrifikuese, ai siguron një depilim delikat dhe të saktë, duke reduktuar irritimet dhe duke e lënë lëkurën të butë. Në set përfshihet edhe mbajtësja murale, për ta gjetur lehtësisht sa herë t'ju nevojitet.

THAT PINK Foamtastic Coconut (200ml): Një shkumë e butë dhe ushqyese, me një prekje ekzotike kokosi, që e kthen momentin e depilimit në një përvojë të këndshme dhe relaksuese. Mbron dhe hidraton lëkurën, duke e lënë të butë dhe me aromë të këndshme. Për këtë edicion, paketimi vjen i rinovuar në ngjyrën rozë ikonike të Barbie.

THAT PINK Slow It Down (200ml): Krem trupi hidratues dhe qetësues, i formuluar për të ngadalësuar rritjen e qimeve falë përbërësve aktivë me veprim vonues. Ideal pas depilimit, ofron hidratim të thellë dhe ndjesi butësie që zgjat. Me ambalazhin e ri në ngjyrë rozë, sjell energjinë e Barbie dhe i jep një prekje elegance rutinës tënde të bukurisë.

THAT PINK Travel Case: Këllëfi i udhëtimit, në ngjyrën rozë Barbie, mbron briskun dhe të lejon ta marrësh me vete kudo me stil dhe prakticitet.

1. Përdorimi

Para depilimit sigurohu që lëkura të jetë e pastër dhe e lagur.
Hapi I-Parapërgatitu me Foamtastic, tunde mirë, aplikoje në lëkurë të lagur.
Hapi II- Lag kokën e briskut për të aktivizuar unazën lubrifikuese dhe fillo me depilimin e pjesës së zgjedhur të trupit tënd.
Hapi III- Masazhoje kremin deri në përthithje të plotë. I përkryer për tu përdorur mbas depilimit, ose sa herë që trupi yt ka nevojë për pak butësi.

Fler That Pink Set
Fler That Pink Set
Fler That Pink Set

Na ndiq në Instagram

#instagram

Contact +355698000688
Fast Delivery