Shko te informacioni mbi produktin
1 5

Beauty of Joseon Revive Eye Serum : Ginseng + Retinal 30 ml

Çmimi fillestar
1,600 Lekë
Çmimi fillestar
Çmimi i ulur
1,600 Lekë

BEAUTY OF JOSEON Revive Eye Serum: Ginseng + Retinal është serum për zonën rreth syve i cili i adresohet shenjave të moshës, por mund të përdoret në të gjithë fytyrën.

Ky serum ndihmon në minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave falë kombinimit me 10% ekstrakt të rrënjës së ginseng-ut dhe 2% të retinës.

Ginsengu tashmë njihet si një përbërës bimor shumë efikas në përmirësimin e shenjave të moshës, pasi në përmbajtjen e tij ka sasi të bollshme të saponinave. Këto të fundit janë komponime natyrale që gjenden në të gjitha qelizat e bimëve bishtajore dhe kanë efekte antioksiduese, antiskeptike dhe anti-inflamatore në lëkurë, duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e rrezeve të dëmshme UV.

Gjithashtu ofrojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në krijimin e një barriere mbrojtëse të shëndetshme. Përbërësi i dytë që kombinohet me ginseng-un, është vitamina A. Ekzistojnë 2 lloje të kësaj vitamine të cilat përdoren gjerësisht në produktet kozmetike të kujdesit të lëkurës, retinoli dhe retina.

Shkencëtarët të cilët kanë punuar mbi prodhimin e këtij serumi kanë synuar që të arrijnë stabilitet të përbërjes, në mënyrë që të reduktojnë çdo irritim të mundshëm. 2% i retinës (nga ku 0.02% është përbërës aktiv), në formë liposomesh, është përzier në formulë, duke e thyer retinën në elementë më të vegjël.

Ky serum përmban gjithashtu glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të rritur fuqitë vepruese të ginseng-ut dhe retinës, teksa ndihmojnë edhe në zbehjen e rrathëve të zinj dhe dehidratimit të lëkurës. Konsistenca e këtij serumi është e plotë, por nuk lë aspak ndjesi rëndese.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për zonën rreth syve, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

1. Përdorimi

Pasi të keni zbutur strukturën e lëkurës me tonik, pomponi serumin 1-2 herë dhe aplikojeni rreth syve ose në të gjithë fytyrën. Rekomandohet për përdorim vetëm gjatë natës.

2. Përbërësit

Water, Panax Ginseng Root Extract, Glycerin, Dipropylene Glycol, Caprylic/Caprictriglyceride, 1,2-Hexanediol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Niacinamide, Butyleneglycol Dicaprylate/Dicaprate, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Cetearyl Olivate,Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Carbomer, Glyceryl Stearate,Macadamia Ternifolia Seed Oil, Adenosine, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin,Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Retinal, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols,Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Silica, Sodium Hyaluronate,Tocopherol, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Potassium Cetyl Phosphate,Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Ceramide Np, Palmitoyltripeptide-5, Disodium Edta, Ethylhexylglycerin

    Beauty of Joseon Revive Eye Serum : Ginseng + Retinal 30 ml
    Beauty of Joseon Revive Eye Serum : Ginseng + Retinal 30 ml
    Beauty of Joseon Revive Eye Serum : Ginseng + Retinal 30 ml
    Beauty of Joseon Revive Eye Serum : Ginseng + Retinal 30 ml

    Na ndiq në Instagram

    #instagram

    Vegan
    Cuertly Free
    Contact +355675257599
    Fast Delivery