Shko te informacioni mbi produktin
1 4

Byrokko Coconut Bomb Hair Oil 50ml

Çmimi fillestar
1,520 Lekë
Çmimi fillestar
1,900 Lekë
Çmimi i ulur
1,520 Lekë
Taksat e përfshira

I pasuruar me vitaminë E, ky trajtim është gjithçka që i duhen flokëve tuaj për të qenë të butë, me shkëlqim dhe plot jetë.
Formula e lehtë dhe jo e yndyrshme përthithet menjëherë, depërton në fibra, rikthen strukturën e flokut tuaj që me përdorimin e parë.

Ky vaj shumëfunksional, do t’ju ndihmojë të mbani flokët nën kontroll – nga trajtimi i majave të ndara, deri tek hidratimi intensiv dhe zbutja e kaçurrelave më të padisiplinuara.

Përthithet menjëherë, nuk është aspak yndyror dhe lë një përfundim të butë si mëndafsh.

Për të gjitha llojet e flokëve: kaçurrelë, të drejtë, me onde, të thatë, të hollë apo të trajtuar kimikisht.
I përshtatshëm për përdorim të përditshëm ose si trajtim gjatë natës
Formula e pasur me përbërës natyralë dhe kompleksin ushqyes Maxi Pro
Aromë tropikale me nota vaniljeje, pjepri dhe luleshtrydheje

Thjesht shtoni disa pika në majat e flokëve tuaj pas stilimit, ose përdoreni si trajtim nate për flokë jashtëzakonisht të ushqyer dhe me shkëlqim kur të zgjoheni. Vetëm një aplikim do të mjaftojë për të parë rezultate të menjëhershme: flokë të butë, të shëndetshëm, të mbrojtur dhe plot jetë.

Përdorimi i vazhdueshëm do të ndihmojë në parandalimin e brishtësisë, ruajtjen e lagështisë dhe forcimin e strukturës së flokëve tuaj

1. Përdorimi

Aplikoni disa pika në pëllëmbët e duarve dhe fërkoni duart poshtë flokëve të lagur ose të thatë, nga gjatësia deri te majat. Mund të aplikohet ne flokë të lagur ose të thatë.

2. Përbërësit

Cyclopentasiloxane, Dimethicone, Dimethiconol, Phenyl Trimethicone, Parfum, Trisiloxane, Tocopheryl Acetate, Bis-Diisopropanolamino-PG-Propyl Disiloxane/Bis-Vinyl Dimethicone Copolymer, Butyloctanol, Coumarin, Hexyl Cinnamal, Benzyl Salicylate, Linalool, Limonene.

Byrokko Coconut Bomb Hair Oil 50ml
Byrokko Coconut Bomb Hair Oil 50ml
Byrokko Coconut Bomb Hair Oil 50ml

Na ndiq në Instagram

#instagram

Contact +355698000688
Fast Delivery