Shko te informacioni mbi produktin
1 4

Geek & Gorgeous B-Bomb Niacinamide 30ml

Çmimi fillestar
1,400 Lekë
Çmimi fillestar
Çmimi i ulur
1,400 Lekë

Formulë e lehtë dhe hidratuese me 10% niacinamide (aka Vitamin B3), Zink PCA dhe Sarcosine, e krijuar për lëkurat e yndyrshme, mikse, me pore të zmadhuara dhe shenja/njolla.

Niacinamidet janë një përbërës multi-funksional, mjaft i njohur për normalizimin e poreve të zmadhuara, qetësimin e lëkurave me tendencë akneike, forcimin e barrierës së lëkurës dhe madje edhe për ndikimin e tij në reduktimin e hiperpigmentimeve/njollave kafe. Kjo formulë përmban një sasi të konsiderueshme te niacinamideve, 10%, ideale për të përmirësuar pamjen e akneve dhe shenjave të tyre.

Për të rritur edhe përforëcuar edhe më tej fuqinë e Niacinamideve, në këtë formulë u shtuan Zink PCA dhe Sarcosine. Të dy këta përbërës shtesë janë të njohurpër vetitë e tyre në normalizimin e poreve, yndyrës dhe shenjave.

B-Bomb është një serum me një teksturë të lehtë, e cila përthithet menjëherë dhe hidraton lëkurën. Eshtë punuar shumë që tekstura të jetë mjaft elegante dhe produkti të qëndroj mirë duke u vendosur edhe me produkte të tjera në rutinë dhe mos të rripet.

Rekomandohet për këdo që kërkon të shtojë Niacinamide në rutinën e kujdesit të lëkurës. Rekomandohet veçanërisht për lëkurat mikse dhe të yndyrshme.

1. Përdorimi

Aplikoni disa pika serumi në fytyrë pasi e keni pastruar atë, përpara se të vendosni produktet e tjera në trajtë emulsionesh apo kremrash. Mund të përdoret si në rutinën e mëngjesit ashtu edhe të mbrëmjes.

Mund të përdoret vetëm, por edhe i kombinuar me produkte të tjera që nxisin më tepër vetitë e Niacinamideve. Një kombinim perfekt do të ishte me serumet HA 5 Light/Rich.

2. Përbërësit

Aqua (water), Niacinamide, Butylene Glycol, Glycereth-26, Zinc PCA, Sarcosine, Propanediol, Pentylene Glycol, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol

    Geek & Gorgeous B-Bomb  Niacinamide 30ml
    Geek & Gorgeous B-Bomb  Niacinamide 30ml
    Geek & Gorgeous B-Bomb  Niacinamide 30ml

    Na ndiq në Instagram

    #instagram

    Vegan
    Cuertly Free
    Contact +355675257599
    Fast Delivery