Shko te informacioni mbi produktin
1 3

Pure&Sunny Herbal Hair Oil 100 ml

Çmimi fillestar
2,500 Lekë
Çmimi fillestar
Çmimi i ulur
2,500 Lekë

Kombinim vajrash natyralë për trajtimin e rënies, flokëve të dëmtuar dhe të brishtë.

Kombinimi vajor është i pasur me:

1-Vaj Hithre
Një nga vajrat me veti të njohura prej shekujsh kundër alopecisë dhe skalpit të thatë dhe të irrituar. Ndihmon gjithashtu në rritjen e flokut dhe është i pasur me minerale.

2-Vaji i Avokados
Hidraton, shkëlqen dhe ushqen flokun gjatë gjithë gjatësisë së tij duke parandaluar këputjen. Ka efekt anti-inflamator në skalp.

3-Vaj Ricini
Hidraton skalpin e thatë dhe të irrituar, ndihmon në rritjen e flokut, ushqen dhe trash flokun e hollë dhe të demtuar që në bulb. Parandalon këputjen e flokëve dhe majat e dyfishta. Ka veti anti-bakteriale dhe anti-mikotike në lëkurën e skalpit.

4-Vaj Esencial Rosmarine
Vaji Esencial i Rozmarinës i konsideruar si Minoxidil-i ( trajtues i njohur kundër alopecisë) natyral, nxit mikroqarkullimin e gjakut në skalp, ka veti antiinflamatore të fuqishme, lufton zbokthin dhe qetëson skalpin e irrituar. Frenon rënien e flokëve, nxit rritjen e tyre dhe parandalon shtimin e flokëve të thinjur.

5-Vaji Esencial I Mentes
Nxit mikroqarkullimin në skalp dhe ushqyerjen e bulbit të flokëve.

6-Vaji Esencial i Livandos
Ka veti antiseptike, antibakteriale në skalp. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut, rritjen, forcimin e flokëve dhe frenon rënien e tyre.

1. Përdorimi

Aplikojeni si maskë 2-3 herë në javë 1-2 orë para larjes së flokut, masazhoni skalpin dhe shpërndajeni në të gjithë gjatësinë e flokut.

2. Përbërësit

Vaj Hithre, Vaji i Avokados, Vaj Ricini, Vaj Esencial Rosmarine, Vaji esencial I Mentes, Vaji Esencial i Livandos.

    Pure&Sunny Herbal Hair Oil 100 ml
    Pure&Sunny Herbal Hair Oil 100 ml

    Na ndiq në Instagram

    #instagram

    Vegan
    Cuertly Free
    Contact +355675257599
    Fast Delivery