Dr Althea 345 Relief Cream
- Çmimi fillestar
-
1,990 Lekë - Çmimi fillestar
-
2,500 Lekë - Çmimi i ulur
-
1,990 Lekë
DR. ALTHEA 345 Relief Cream është një krem rigjenerues i formuluar me kujdes për të transformuar lëkurën duke ofruar qetësim, ushqyerje dhe rigjenerim të plotë. Çdo aplikim sjell një dozë të fuqishme përbërësish të njohur për efektet e tyre të shkëlqyera: niacinamide, panthenol dhe ekstraktin e Opuntia Ficus-Indica, secili në përqendrime të larta prej 10,000 ppm (10%), të cilët veprojnë në harmoni për të rregulluar ekuilibrin e lëkurës. Niacinamidet, një formë e fuqishme e vitaminës B3, përmirëson barrierën e lëkurës duke balancuar prodhimin e sebumit të tepërt dhe duke zbehur njollat kafe, duke dhënë një ton të barabartë dhe të ndritshëm. Panthenoli, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe hidratuese, depërton thellë për të relaksuar lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar, duke e lënë atë të butë dhe të freskët. Ndërkohë, ekstrakti i kërcellit të Opuntia Ficus-Indica ofron hidratim të thellë dhe afatgjatë, duke e bërë këtë krem ideal për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme. Tekstura e tij kremoze dhe e lehtë përthithet shpejt, duke krijuar një shtresë mbrojtëse që ruan lagështinë dhe e mban lëkurën të qetësuar dhe të freskët gjatë gjithë ditës. Ky krem është i përshtatshëm për lëkurë të thatë, sensitive dhe të dehidratuar, gjithashtu ndihmon për të luftuar shenjat e sëmundjeve të lëkurës si: ekzemë dhe psoriasis.
Niacinamide, ose Vitamina B3: rrit barrierën e lagështisë së lëkurës, rregullon prodhimin e yndyrës, zbeh njollat e errëta dhe promovon një ton të barabartë të lëkurës.
Panthenoli: siguron hidratim efektiv, ndihmon në shërimin e acarimeve të vogla dhe qetëson skuqjen.
Ekstrakti i kërcellit Opuntia Ficus-Indica: ofron hidratim të jashtëzakonshëm dhe është ideal për lëkurë të thatë ose të ndjeshme. Struktura shumështresore e kremit siguron ushqim dhe hidratim afatgjatë të lëkurës nëpërmjet hidratuesve të koncentruar me bazë bimore dhe acidit hialuronik.
Share





Dr Althea 345 Relief Cream
- Çmimi fillestar
-
1,990 Lekë - Çmimi fillestar
-
2,500 Lekë - Çmimi i ulur
-
1,990 Lekë