Byrokko Shine Brown Chocolate Oil 145ml
5.0 / 5.0
(1) 1 Choosing a selection in a full page refresh
- Çmimi fillestar
-
1,920 Lekë - Çmimi fillestar
-
2,400 Lekë - Çmimi i ulur
-
1,920 Lekë
Një nxirje e shpejtë, intensive dhe një lëkurë e butë si mëndafsh, me një aromë të parezistueshme çokollate? Po, ju prezantojmë produktin më të dëshiruar të momentit!
Ky vaj i pasur është i formuluar me një përzierje të vajrave natyralë më ushqyes, të cilët stimulojnë nxirjen, hidratojnë thellësisht dhe lënë lëkurën të ndriçuar dhe të butë – në një aplikim të vetëm.
Nuk keni nevojë të kaloni orë të tëra në diell – ky vaj do t’ju ndihmojë të arrini nxirjen më të bukur ndonjëherë, më shpejt dhe me më pak mundim.
Permban:
🌰Vaj Bajamesh – Hidraton në mënyrë të thellë pa lënë gjurmë yndyrore, duke i dhënë lëkurës butësinë që meriton.
🥕 Vaj Karrote – Një nga përbërësit kryesorë për nxirjen e shpejtë dhe të qëndrueshme. Pasi përmban beta karoten, kjo do të ndihmojë në stimulimin e melaninës dhe ruajtjen e elasticitetit dhe butësisë së lëkurës suaj.
🌰 Vaj Lajthie – Ka veti të shkëlqyera hidratuese, duke siguruar që lëkura juaj të mbetet e hidratuar dhe e freskët gjatë gjithë ditës.
🌰 Vaj Arre – Ky përbërës ofron shkëlqimin e artë, duke ndihmuar që lëkura juaj të duket e shëndetshme dhe me një nxirje natyrale.
🥥 Vaj Kokosi – Ushqen dhe mbron lëkurën, duke i dhënë atij një pamje të bukur dhe të shëndetshme.
💧 Vitamina E Natyrale – Një nga antioksidantët më të fuqishëm, që depërton thellë në lëkurë dhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë, duke mbajtur lëkurën tuaj të butë dhe të lëmuar.
1. Përdorimi
Pastroni dhe thajeni lëkurën para aplikimit pastaj shkundeni mirë shishen dhe aplikoni vajin në të gjithë trupin përpara ekspozimit në diell. Për të arritur një ngjyrë më të thellë, mund të aplikoni vajin disa herë gjatë ditës. Në fund të ditës mund të përdorni një krem pas dielli për të mbajtur lëkurën të hidratuar.
2. Përbërësit
Juglans Regia Seed Oil, Corylus Avellana Seed Oil, Isopropyl Myristate, Prunus Amygdalus Dulcis Oil, Olea Europaea Fruit Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus Seed Oil, Silica Dimethyl Silylate (Nano), Calendula Officinalis Flower Extract, Theobroma Cacao Fruit Powder, Parfum, Tocopherol, Beta – Carotene, Limonene.
Shpërndaje





Byrokko Shine Brown Chocolate Oil 145ml
- Çmimi fillestar
-
1,920 Lekë - Çmimi fillestar
-
2,400 Lekë - Çmimi i ulur
-
1,920 Lekë
Na ndiq në Instagram
-
Self Tan Byrokko
Self Tan
-
Kujdesi për këmbët Feetcalm
Kujdesi për këmbët
-
Zbulo Produktet Pastel Cosmetics
Zbulo Produktet
-
Zbulo Produktet Synergy Therm
Zbulo Produktet
-
Zbulo Produktet So Eco All In One
Zbulo Produktet