Cosrx The Vitamin C 13% Serum 20 ml
- Çmimi fillestar
-
2,400 Lekë - Çmimi fillestar
-
- Çmimi i ulur
-
2,400 Lekë
Marka inovative COSRX, prezanton COSRX The Vitamin C 13 Serum . Ky serum ndryshe nga serumi COSRX The Vitamin C 23 Serum, përmban 13% vitaminë C të pastër, duke targëtuar shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës.
Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Ndërsa formulimi me niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'ju adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në tkurrjen e poreve të lëkurës.
Formulimi me tokotrienol (vitaminë E), ka efekt antioksidues deri në 50 herë më shumë se tokoferoli. Bashkëveprimi i vitaminës C dhe E dyfishojnë efektivitetin në lëkurë, të njëra-tjetrës! Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për të gjithë tipet e lëkurë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
1. Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+ ose më të lartë.
2. Përbërësit
Perberesit-Water, Ascorbic Acid(13%), Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Tromethamine, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Panthenol, Acetyl Glucosamine, Caffeine, Sodium Hyaluronate, Sodium Sulfite, Disodium EDTA, Glutathione, Adenosine, Gardenia Florida Fruit Extract, Allantoin, Dextrin, Squalane, Tocotrienols, Tocopherol, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Arginine, Niacinamide, Pentylene Glycol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract
Share
Cosrx The Vitamin C 13% Serum 20 ml
- Çmimi fillestar
-
2,400 Lekë - Çmimi fillestar
-
- Çmimi i ulur
-
2,400 Lekë
Na ndiq në Instagram
-
Lip Mask Laneige
Lip Mask
-
Geek & Gorgeous
Jelly Joker
-
Eye Patch Aronyx
Eye Patch
-
Solv
-
Relief Sun Beauty of Joseon
Relief Sun