Shko te informacioni mbi produktin
1 4

BasicLab Gentle Body and Hair Cleansing Gel for the Whole Family 100ml

Çmimi fillestar
900 Lekë
Çmimi fillestar
Çmimi i ulur
900 Lekë
Taksat e përfshira Shipping llogariten në përfundim të porosisë

Një xhel pastrues i butë për të gjithë familjen, i krijuar për pastrimin e përditshëm të trupit, fytyrës, skalpit dhe zonave intime. Pastron butësisht, por në mënyrë efektive, duke e bërë ideal për lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj atopisë. Përmban surfaktantë të butë që nuk e thajnë lëkurën dhe ka një pH neutral për lëkurën, të afërt me atë fiziologjik. Formula e larësit është e pasuruar me një aromë të lehtë dhe të këndshme, që siguron ndjesi freskie gjatë gjithë ditës.

Përbërësit kryesor: 

Përbërësit që janë të pranishëm tek larësi pastrojnë në mënyrë efektive pa e dëmtuar barrierën hidrolipidike të lëkurës. Surfaktantët e butë dhe përbërësit aktivë të përzgjedhur me kujdes minimizojnë rrezikun e tharjes dhe irritimit.

Panthenoli dhe alantoina përmirësojnë efektin hidratues dhe qetësues.

Acidi hialuronik hidraton dhe e bën lëkurën më të butë, duke reduktuar ashpërsinë e epidermës dhe duke përmirësuar elasticitetin e saj. Ai ndikon pozitivisht në gjendjen e lëkurës së thatë dhe/ose të dehidratuar në mënyrë periodike.

Biolin-P, si një prebiotik, rikthen ekuilibrin e lëkurës, duke ulur ndjeshmërinë ndaj irritimeve, si dhe hidraton dhe forcon epidermën.

Ekstrakti i aloe verës qetëson irritimet.

Trehaloza (një sheqer me origjinë natyrale) rrit nivelin e hidratimit të lëkurës dhe ndihmon në ruajtjen e barrierës hidrolipidike. Ajo jo vetëm që është një nga përbërësit më efektivë për hidratimin e lëkurës, por vepron edhe si një agjent qetësues dhe zbutës shumë efikas.

Rezultatet:

  • lëkura e të gjithë trupit pastrohet butësisht, pa shkaktuar ndjesi tërheqjeje apo tharjeje,
  • barriera hidrolipidike rigjenerohet,
  • lëkura hidratohet në mënyrë optimale dhe irritimet qetësohen,
  • rikthen lëkurës butësinë dhe shkëlqimin natyral.

I përshtatshëm për lëkurë:

  • të ndjeshme,
  • të irrituar,
  • të thatë dhe shumë të thatë,
  • normale,
  • atopike,
  • për fëmijë nga mosha 1 muajshe.


1. Përdorimi

Aplikoni një sasi të vogël xheli larës për trupin në dorë, lani trupin dhe skalpin duke krijuar shkumë, pastaj shpëlajeni mirë.



2. Përbërësit

Aqua, Lauryl Glucoside, Cocamidopropyl Betaine, Glycerin, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Allantoin, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Inulin, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Trehalose, Copper Gluconate, Magnesium Aspartate, Zinc Gluconate, Propylene Glycol, Pentylene Glycol, Citric Acid, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum.

BasicLab Gentle Body and Hair Cleansing Gel for the Whole Family 100ml
BasicLab Gentle Body and Hair Cleansing Gel for the Whole Family 100ml
BasicLab Gentle Body and Hair Cleansing Gel for the Whole Family 100ml

Na ndiq në Instagram

#instagram

Contact +355698000688
Fast Delivery