Shko te informacioni mbi produktin
1 3

Geek & Gorgeous A-Game 10 Retinal 30 ml

Çmimi fillestar
2,600 Lekë
Çmimi fillestar
Çmimi i ulur
2,600 Lekë

Retinal është “vëllai i madh” i përbërësit më të fuqishëm antirrudhë, retinol. 

Ndërkohë që retinol kërkon 2 procese konvertimi për të arritur formën aktive, acid retinoik (aka tretinoin), retinal kërkon vetëm 1 proces konvertimi në acid retinoik që është forma aktive që njohin qelizat e lëkurës. është provuar klinikisht që retinal është 11 herë më i shpejtë se retinol për arritjen e rezultateve.

Pasi konvertohet në acid retinoik, ai ndihmon qelizat të prodhojnë më shumë kolagjen dhe elemente të tjerë të strukturës duke e bërë lëkurën të duket më e re dhe e tendosur.  Gjithashtu ai përshpejton procesin e rigjenerimit qelizor të shtresës së sipërme të lëkurës duke e bërë atë më të lëmuar.

A-Game është një produkt i domosdoshëm antirrudhë, por ai ndihmon gjithashtu me problematika të tjera të lekurës sic janë: hiperpigmentimi dhe lëkura e yndyrshme/akneike.

Për të shpjeguar fortësinë e tij, ne e krahasojmë 0.1% retinal si nje produkt me retinol me përqëndrim të mesëm-të lartë ( 0.5 – 1% retinol), por me shumë më pak irritime dhe rezultate shumë më të shpejta.

Rekomandohet për personat që kanë përdorur A-Game 5 dhe tani jeni për nivel më të lartë. Përsa i perkët teksturës, në lekurat mikse/ yndyrshme është shumë i përshtatshëm.

1. Përdorimi

Aplikoni një sasi sa një kokërr bizele në lëkurën tuaj në darkë. Në rutinën tuaj fillimisht përdorni produktet gel, serum apo likuide të tjera përpara retinal dhe pas tij vazhdoni me hidratues.
Në mëngjes vendosni me patjetër SPF.

Nëse jeni duke e përdorur A-Game për herë të parë, për 2 javët e para aplikojeni 2-3 herë në javë dhe nëse tolerohet mirë nga lëkura, vazhdoni një natë po e një natë jo për 2 javë të tjera.

Nëse cdo gje shkon mirë, përdoreni cdo natë retinAL-in.

Mos e përdorni gjatë shtatëzanisë ose gjidhënies!

2. Përbërësit

Retinal 0.1% – përbërësi superstar antirrudhë. Raporti rezultat/tolerancë është për tu admiruar midis të gjithë retinoideve topik.

Allantoin dhe Panthenol – përbërësit klasik për qetësim të lëkurës dhe mbrotje të barrierës së saj.

Biosaccharide Gum 1 – një molekulë karbohidrate që ka efekte qetësuese cka e bën A-Game akoma edhe më delikat për lëkurën.

    Geek & Gorgeous A-Game 10 Retinal 30 ml
    Geek & Gorgeous A-Game 10 Retinal 30 ml
    No reviews

    Na ndiq në Instagram

    #instagram

    Vegan
    Cuertly Free
    Contact +355675257599
    Fast Delivery