Shko te informacioni mbi produktin
1 4

Geek & Gorgeous Happier Barrier Hidratues 50ml

Çmimi fillestar
1,600 Lekë
Çmimi fillestar
Çmimi i ulur
1,600 Lekë

Një krem intensivisht hidratues, por i lehtë që mbron barrieren mbrojtese te lekures. Formula e tij përmban 7% Squalane për të mbajtur lagështinë ne lekure dhe për ta bërë ate të butë dhe të lëmuar, plus një përzierje lipidesh, 3%, qe jane identike me ato qe ka vete lëkura jone, duke funksionuar në sinergji me 0,1% Ceramide Tipi 2 per nje barriere te shendetshme.

Happier Barrier përmban gjithashtu një ekstrakt çaji jeshil me cilësi të lartë dhe të standardizuar të pasur me polifenol, i cili i jep formulës ngjyrën e saj të lehtë pjeshke dhe vetitë e shtuara antioksiduese dhe qetësuese të lëkurës. Kjo përmirësohet më tej nga një dozë e mirë e dy përbërësve klasikë qetësues, Allantoin dhe Bisabolol.

Përbërësit kryesorë:

Squalane – Një lëng vajor super i shendetshem dhe i qëndrueshëm që gjendet natyrshëm në sebumin e lëkurës së njeriut. Është një hidratues i shkëlqyeshëm që e bën lëkurën të lëmuar të mëndafshtë, pa u rënduar apo me yndyrë. Është pak a shumë i pajtueshëm me të gjitha llojet e lëkurës dhe gjendjet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e prirur ndaj akneve.

Lipidet (Esteret e vajit të Jojoba/Vajit të Farës së Macadamisë, Phytosteryl Macadamiate, Phytosterols, Squalene) – Jojoba, Macadamia dhe Squalene, përzierje lipidike e patentuar që imiton përbërjen e lipideve sipërfaqësore të lëkurës së shëndetshme. I përdorur me ne sasine 3%, është vërtetuar klinikisht se ndihmon në riparimin e barrierave dhe hidratimin e lëkurës. Punon në sinergji me Ceramide 2.

Ceramide 2 – E njohur edhe si Ceramide NG, është një nga 9 llojet e ceramideve që mund të gjenden natyrshëm në shtresën e sipërme të lëkurës. Ceramidet janë molekula super të rëndësishme për të mbajtur barrierën të shëndetshme dhe lëkurën të hidratuar.

Ekstrakt i gjetheve të Camellia Sinensis (i standardizuar me 90% polifenole) – Polifenolet e çajit jeshil janë një nga përbërësit natyralë më të hulumtuar të provuar se kanë veti të fuqishme antioksiduese, mbrojtëse ndaj UV-së dhe qetësuese.

Bisabolol + Allantoin – Dy përbërës klasikë për kujdesin e lëkurës, të njohur për aftësitë e tyre qetësuese të lëkurës.

1. Përdorimi

Aplikoni pas serumeve në mëngjes dhe/ose darke. Përdorni aq shumë ose aq pak sa ka nevojë lëkura juaj.
Afati i ruajtjes: 24 muaj nga prodhimi (i pahapur), 6 muaj PAO (periudha pas hapjes)

2. Përbërësit

Water, Squalane, Dicaprylyl Carbonate, Glycerin, Jojoba Oil/Macadamia Seed Oil Esters, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Camellia Sinensis Leaf Extract, Bisabolol, Allantoin, Ceramide NG, Squalene, Phytosteryl Macadamiate, Phytosterols, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol

    Geek & Gorgeous Happier Barrier Hidratues 50ml
    Geek & Gorgeous Happier Barrier Hidratues 50ml
    Geek & Gorgeous Happier Barrier Hidratues 50ml

    Na ndiq në Instagram

    #instagram

    Vegan
    Cuertly Free
    Contact +355675257599
    Fast Delivery