Skip to product information
1 of 7

Q+A Retinol Eye Cream 15ml

Regular price
1,500 Lekë
Regular price
Sale price
1,500 Lekë
Tax included. Shipping calculated at checkout.

Ky krem për zonën e syve është formuluar për të mbështetur prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke përmirësuar fortësinë e lëkurës dhe duke reduktuar rrudhat rreth syve. Përmban Retinol me veprim të butë dhe potencial të ulët irritues, Ekstraktin e Algave të Gjelbra të Detit për të ndihmuar në reduktimin e borsave dhe Ekstraktin e Jamballit, të pasur me antioksidantë. 

Përfitimet:
Kundër rrudhave
Përmirëson shkëlqimin e lëkurës
Mbështet prodhimin e kolagjenit
Përmirëson fortësinë e lëkurës
Nxit rigjenerimin e lëkurës

Përbërësit kryesorë:

-Retinoli i Kapsuluar është një përbërës anti-rrudhë që mbështet prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson fortësinë e lëkurës. Forma e stabilizuar e Retinolit çliron gradualisht përbërësin aktiv, duke ruajtur efektivitetin e tij dhe duke minimizuar mundësinë e irritimit në zonën delikate poshtë syve.

-Ekstrakti i Algave të Gjelbra të Detit ndihmon në përmirësimin e pamjes së zonës poshtë syve. Vetitë e tij ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes (borsave) zbutjen e rrudhave të imta dhe përmirësimin e pamjes së rrathëve të errët.

-Ekstrakti i Rrënjës së Jamballit ndihmon në mbrojtjen e lëkurës ndaj faktorëve atmosferik dhe në përmirësimin e pamjes së tonit të pabarabartë të lëkurës.

1. Përdorimi

Retinoli duhet të përfshihet gradualisht në rutinën e kujdesit të lëkurës. Filloni me një ose dy përdorime në javë dhe rriteni gradualisht frekuencën e përdorimit. Aplikoni një sasi të vogël në lëkurën e thatë të zonës poshtë syve dhe masazhojeni butësisht me majat e gishtave. Lëreni të përthithet plotësisht dhe më pas aplikoni një krem hidratues. Përdoreni në mbrëmje.

Paralajmërime:
-Mos e përdorni gjatë shtatzënisë, nëse po planifikoni shtatzëni ose gjatë ushqyerjes me gji.
-Përbërësit e këtij produkti mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit dhe rrezeve UV. Përdorni SPF çdo ditë dhe mbroni lëkurën nga ekspozimi në diell.
-Gjatë fazës fillestare të përdorimit mund të shfaqet rrjepje e lëkurës.
Në rast shqetësimi ose parehatie, reduktoni frekuencën e përdorimit ose ndërpriteni.

2. Përbërësit

Aqua (Water), Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, Glycerin, C14-22 Alcohols, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Retinol, Codium Fragile (Seaweed) Extract, Glycyrrhiza Glabra (Liquorice) Root Extract, Euphrasia Officinalis (Eyebright) Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tocopherol, Phosphatidylcholine, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sorbitan Isostearate, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Lonicera Caprifolium (Honeysuckle) Flower Extract Glucose, Tocopheryl Acetate, Caprylyl Glycol, Pentylene Glycol, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Coco-Caprylate/Caprate, Polysorbate 60, C12-20 Alkyl Glucoside, Cetyl Alcohol, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate Sodium Hydroxide, Citric Acid

Q+A Retinol Eye Cream 15ml
Q+A Retinol Eye Cream 15ml
Q+A Retinol Eye Cream 15ml
Q+A Retinol Eye Cream 15ml
Q+A Retinol Eye Cream 15ml
Q+A Retinol Eye Cream 15ml

Na ndiq në Instagram

#instagram

Contact +355698000688
Fast Delivery