Skip to product information
1 of 5

Q+A Squalane SPF 50 Hydrating Daily Sunscreen 50ml

Regular price
1,700 Lekë
Regular price
Sale price
1,700 Lekë
Tax included. Shipping calculated at checkout.

Kremi mbrojtës me Squalane Q+A është një formulë e lehtë dhe me përthithje të shpejtë, e krijuar për të mbrojtur lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezatimit diellor, ndërsa ushqen dhe hidraton lëkurën e thatë dhe sensitive.

E pasuruar me Squalane natyral dhe Vaj Meadowfoam me veti zbutëse, kjo formulë me filtra mineralë dhe organikë ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB dhe ndihmon në hidratimin intensiv të lëkurës së thatë dhe pa shkëlqim.

Përfitimet:

  • Mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB
  • Ofron mbrojtje me spektër të gjerë SPF 50
  • Hidraton intensivisht lëkurën
  • Ndihmon në ushqimin dhe zbutjen e lëkurës së thatë
  • Ndihmon në mbrojtjen nga humbja e lagështisë
  • Përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të rëndë ose të yndyrshme
  • I përshtatshëm për lëkurë sensitive
  • Mund të përdoret si bazë para aplikimit të make-up-it

Përbërësit kryesorë:

  • Squalane Natyral – Përbërës 100% natyral, i përftuar nga vaji i ullirit, i cili ofron hidratim intensiv dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga humbja e lagështisë. 
  • Kompleksi i Sheqernave – Ky kompleks ndihmon në sigurimin e hidratimit në shtresa të ndryshme të lëkurës, duke favorizuar shpërndarjen e lagështisë dhe duke mbështetur prodhimin e Acidit Hialuronik. 
  • Vaji Meadowfoam – Është një përbërës natyral me veti hidratuese dhe zbutëse, i cili ndihmon në ushqimin e lëkurës. 
  • Filtrat UV Mineralë Hibridë – Kombinimi i filtrave mineralë dhe organikë ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV duke i reflektuar dhe absorbuar ato. Teknologjia e kapsulimit të gjeneratës së re ndihmon në optimizimin e performancës së filtrave UV dhe në sigurimin e një mbrojtjeje të lartë me spektër të gjerë. 

Rezultatet nga një test të pavarur me 53 pjesëmarrës:

  • 94% u shprehën se produkti ndihej i lehtë në lëkurë.
  • 92% u shprehën se produkti mund të përdorej si bazë para aplikimit të make-up-it.
  • 91% u shprehën se produkti ofronte të njëjtin nivel hidratimi që do të prisnin nga një krem hidratues ditor.
  • 85% u shprehën se lëkura ndihej më e butë dhe më elastike.
1. Përdorimi

Aplikoni një sasi të mjaftueshme çdo ditë mbi lëkurën e pastër. Përhapeni butësisht në fytyrë dhe qafë derisa të përthithet plotësisht. Përdoreni si hapin e fundit të rutinës së kujdesit të lëkurës ose përpara aplikimit të make-up-it. Aplikojeni të paktën 15 minuta para ekspozimit në diell dhe riaplikojeni pas djersitjes, notit ose fshirjes me peshqir.

2. Përbërësit

Aqua (Water), Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, C12-15 Alkyl Benzoate
Titanium Dioxide, Stearic Acid, Xylitylglucoside, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Cetyl Alcohol, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Oil, Squalane, Betaine, Allantoin, Arginine, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Tocopherol, Lonicera Caprifolium (Honeysuckle) Flower Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Glycerin, Lecithin, Glucose, Carbomer, Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Jojoba Esters, Xylitol, Caprylyl Glycol, Anhydroxylitol, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Polyhydroxystearic Acid, Hydroxyacetophenone, Phenoxyethanol, Citric Acid.

Q+A Squalane SPF 50 Hydrating Daily Sunscreen 50ml
Q+A Squalane SPF 50 Hydrating Daily Sunscreen 50ml
Q+A Squalane SPF 50 Hydrating Daily Sunscreen 50ml
Q+A Squalane SPF 50 Hydrating Daily Sunscreen 50ml

Na ndiq në Instagram

#instagram

Contact +355698000688
Fast Delivery