BasicLab Dermatological Cleansing Emulsion for Ultra-Sensitive Skin
- Çmimi fillestar
-
1,500 Lekë - Çmimi fillestar
-
- Çmimi i ulur
-
1,500 Lekë
Një kombinim i balancuar përbërësish aktivë, në formën e një emulsioni, pastron lëkurën në mënyrë të butë pa shkaktuar irritim apo ndjesi tharjeje. I krijuar për lëkurë të ndjeshme dhe për lëkurë që është bërë më e brishtë nga trajtimet dermatologjike, ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe e përgatit atë për kujdes të mëtejshëm. Mund të përdoret si hapi i parë ose i dytë në larjen e dyfishtë, si dhe për pastrimin e përditshëm të fytyrës, qafës dhe dekoltesë në mëngjes.
Përbërësit kryesor:
Përbërës pastrues të butë, si Caprylyl/Capryl Glucoside dhe Sucrose Stearate, pastrojnë lëkurën kduke minimizuar rrezikun e irritimit.
Përbërja e fazës vajore përfshin estere të gjalpit shea, trigliceride kaprilik-kaprik, squalane dhe vaj farash boraxhi, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe reduktimin e TEWL.
Panthenoli dhe alantoina hidratojnë, qetësojnë lëkurën dhe përshpejtojnë proceset e rigjenerimit.
Kompleksi i prebiotikëve (inulinë dhe alfa-glukan oligosakarid), së bashku me beta-glukanin, ndihmon në forcimin e mikrobiomës dhe përshpejtimin e rigjenerimit të lëkurës.
Ceramidet janë komponentë të rëndësishëm të shtresës mbrojtëse të lëkurës dhe ndihmojnë në forcimin e epidermës, si dhe në rikthimin e një pamjeje më të njëtrajtshme të saj.
Sheqernat e pranishme në fazën ujore, si Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol dhe Glucose, hidratojnë intensivisht dhe qetësojnë lëkurën, duke reduktuar ndjesitë e djegies dhe skuqjes.
Pentavitin ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës, e bën lëkurën më të butë, si dhe qetëson skuqjen dhe kruarjen.
Rezultatet:
- lëkura pastrohet në mënyrë efektive pa ndjesi irritimi,
- reduktohen ndjesitë e djegies, skuqjes ose kruarjes,
- ulet ndjesia e parehatisë e shkaktuar nga tharja e lëkurës,
- lëkura mbetet e përgatitur për hapat e tjerë të kujdesit.
I përshtatshëm për lëkurë:
- të ndjeshme dhe shumë të ndjeshme,
- të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë të thatë, shumë të thatë dhe të dehidratuar,
- gjatë trajtimeve dermatologjike,
- gjatë përdorimit të retinoideve dhe acideve,
- gjatë trajtimeve kozmetike profesionale,
- të prirur ndaj irritimit dhe skuqjes,
- me kapilarë sipërfaqësorë të dukshëm,
- me ekzemë.
1. Përdorimi
Vendosni një sasi të vogël të lotion-it në fytyrë dhe masazhoni lehtë në lëkurë. Shpëlani mirë me ujë. Mund ta përdorni vetë ose si hap të dytë pas heqjes së make-up-it.
Ruani në një vend të thatë dhe të errët, në temperaturë ambienti.
2. Përbërësit
Aqua, Cetearyl Alcohol, Shea Butter Ethyl Esters, Caprylic/Capric Triglyceride, Caprylyl/Capryl Glucoside, Glycerin, Squalane, Glyceryl Stearate SE, Panthenol, Sucrose Stearate, Inulin, Betaglucan, Ceramide NP, Ceramide AP, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Glucose, Saccharide Isomerate, Borago Officinalis Seed Oil, Gluconolactone, Allantoin, Tocopherol, Calcium Gluconate, Lactic Acid, Citric Acid, Sodium Citrate, Xanthan Gum, Polyaminopropyl Biguanide, Sodium Benzoate.
Shpërndaje






BasicLab Dermatological Cleansing Emulsion for Ultra-Sensitive Skin
- Çmimi fillestar
-
1,500 Lekë - Çmimi fillestar
-
- Çmimi i ulur
-
1,500 Lekë
Na ndiq në Instagram
-
Self Tan
Byrokko
Self Tan
-
Kujdesi për këmbët
Feetcalm
Kujdesi për këmbët
-
Zbulo Produktet
Pastel Cosmetics
Zbulo Produktet
-
Zbulo Produktet
Synergy Therm
Zbulo Produktet
-
Zbulo Produktet
So Eco All In One
Zbulo Produktet

