BasicLab Moisturizing, Firming Serum with 3% Hyaluronic Acid, 5% Amino Acid Complex, and 15% Biomimetic Peptide Complex 30ml
- Çmimi fillestar
-
5,400 Lekë - Çmimi fillestar
-
- Çmimi i ulur
-
5,400 Lekë
Ky serum hidratues për fytyrë me acid hialuronik dhe peptide ofron një hidratim të gjatë, duke lënë lëkurën të butë dhe elastike. Ai përmirëson pamjen dhe ndjesinë e lëkurës, ai minimizon rrudhat ekzistuese dhe ngadalëson formimin e të rejave. Formula në trajtë xheli absorbohet shpejt dhe krijon një shtresë të hollë mbrojtëse.
Përbërësit kryesore:
3% Acid hialuronik me molekula të ndryshme (ultra të vogla, të vogla dhe të mëdha) hidraton lëkurën në mënyrë të thellë dhe e bën më elastike dhe të butë. Ai e forcon lëkurën dhe ndihmon në minimizimin e rrudhave. Gjithashtu, acidi hialuronik ndihmon që qelizat e lëkurës të qëndrojnë të lidhura mes tyre, duke forcuar barrierën natyrale të epidermës.
Një kompleks 5% i aminoacideve biokompatibile, falë peshës së tij të ulët molekulare, depërton në mënyrë efektive në shtresat më të thella të epidermës, ku ndihmon në rikthimin e faktorëve natyralë hidratues (NMF). Ai përmirëson barrierën hidrolipidike, duke rritur elasticitetin e lëkurës.
Ky kompleks ka një efekt qetësues dhe, me përdorim të vazhdueshëm, ndihmon gjithashtu në reduktimin e skuqjes të lëkurës. Për më tepër, normalizon procesin e eksfolimit, duke ndikuar pozitivisht në përmirësimin e teksturës së lëkurës.
Një kompleks 15% i peptideve biomimetike redukton dukshëm rrudhat e mimikes. Ai zbut lëkurën dhe e forcon në mënyrë të ndjeshme. Gjithashtu, përshpejton proceset e rigjenerimit, duke rikthyer shkëlqimin natyral dhe elasticitetin e lëkurës.
- hidratim i epidermës,
- përmirësim i dukshëm i elasticitetit dhe tonusit të lëkurës,
- zbutje e dukshme e vijëzave të holla dhe rrudhave,
- strukturë më e njëtrajtshme e lëkurës dhe shenja më pak të dukshme të plakjes,
- ngadalësim i proceseve të plakjes dhe më pak prirje për formimin e rrudhave,
- reduktim i thatësisë dhe i ndjeshmërisë së lëkurës,
- lëkurë dukshëm më e butë dhe elastike.
E përshtatshme për lëkure:
- për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë të dehidratuar, të yndyrshme dhe mikse,
- me shenja të plakjes,
- që ka humbur tonusin dhe elasticitetin,
- me prirje për formimin e rrudhave në fytyrë,
- të ndjeshme dhe reaktive.
1. Përdorimi
Aplikoni një sasi të vogël serumi, rreth 3 pika, në lëkurë të pastër, të thatë ose pak të lagur. Përhapeni butësisht me gishta dhe lëreni të përthithet nga lëkura. Përdorni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.
2. Përbërësit
Aqua, Propanediol, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Octapeptide-3, Serine, Glycine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Histidine, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone.
Shpërndaje




BasicLab Moisturizing, Firming Serum with 3% Hyaluronic Acid, 5% Amino Acid Complex, and 15% Biomimetic Peptide Complex 30ml
- Çmimi fillestar
-
5,400 Lekë - Çmimi fillestar
-
- Çmimi i ulur
-
5,400 Lekë
Na ndiq në Instagram
-
Self Tan
Byrokko
Self Tan
-
Kujdesi për këmbët
Feetcalm
Kujdesi për këmbët
-
Zbulo Produktet
Pastel Cosmetics
Zbulo Produktet
-
Zbulo Produktet
Synergy Therm
Zbulo Produktet
-
Zbulo Produktet
So Eco All In One
Zbulo Produktet

